Siguria

Home | Shërbimet   /   Siguria

Siguria

Gjësende të rrezikshme / Dangerous Goods 
AirTiketa është agjension me përvojë shumëvjeçare dhe I kushton vëmendje me prioritet sigurisë. Andaj më poshtë gjeni listën e gjësendeve të rrezikshme që nuk lejohen të barten në bagazhin e dorëzuar apo bagazhin e dorës:

  • Çanta për dokumente me sistem të montuar alarmi
  • Lëndë eksplozive, fishekzjarrë, pishtarë
  • Mbajtës gazi, për shembull gaze ngacmuese, sprei për vetëmbrojtje, zierës kampimi
  • Mbajtës me lëngje të ndezshme, p.sh. benzinë për shkrepëse, ngjyra, llak i thonjëve apo të ngjashëm, lëndë pastruese
  • Lëndë që ndizen lehtë, p.sh. shkrepëse (çibritë)
  • Substanca të cilat në kontakt me ujin zhvillojnë gazra të ndezshëm
  • Lëndë oksiduese, p.sh. pluhur zbardhës, superoksid
  • Lëndë infektuese dhe helmuese (toksike), p.sh. zhivë, kultura bakteriale dhe virale
  • Lëndë dhe gjësende radioaktive
  • Lëndë gërryese, p.sh. acide, alkale/baza, baktere të lagështa
  • Materiale me cilësi të forta magnetike
  • Aparatura që punojnë me benzinë dhe mjete puna të cilat tashmë kanë përmbajtur sasinë më vogël të benzinës (p.sh. për qëllime testimi)

Rregullat e reja për çantat e dorës (DE & EN)
 

Gjërat e daluara ne aeroplan (DE)

Dangerous Goods