Bagazhi

Home | Shërbimet   /   Bagazh dore

Bagazhi

Bagazhi i pataksuar
Kufiri i bagazhit të pataksuar për bagazhin e dorëzuar është 20 kg për një pasagjer. Edhe fëmijët kanë të drejtë të kenë këtë peshë bagazhi. Ju rekomandojmë që të mos dorëzoni bagazhe të veçanta, të cilat kanë peshë më të rëndë se 32 kg. 

Mbipesha e bagazhit
Transportimi i bagazhit, i cili për nga pesha i tejkalon kufijtë e përcaktuar të bagazhit të pataksuar, bëhet me pagesë.

Bagazhi i dorës
Për shkaqe sigurie si dhe për shkak të rehatisë, në kabinë lejohet të merret vetëm një copë bagazhi dore për person. Bagazhi i dorës guxon të ketë peshën maksimale 6kg (8kg për laptop), derisa përmasat nuk guxojnë të tejkalojnë 55cm x 40cm x 20cm. 

Preferohet që në bagazhin e dorës të transportohen gjësendet me vlerë, medikamentet si dhe gjësendet që mund të dëmtohen lehtë. Nga ana tjetër vlejnë udhëzimet rreth kufizimeve të përgjegjësisë, të renditura në vërtetimin e rezervimit të biletës.

 

Tarifa e mbipeshës së bagazhit
Pesha më e lartë e lejuar e bagazhit tuaj të udhëtimit është e shënuar në biletën tuaj të fluturimit. Tejkalimet e këtyre limiteve konsiderohen si mbipeshë bagazhi. Në rast të këtillë, struktura tarifore kërkon një çmim shtesë. Ky çmim shtesë përcaktohet varësisht nga situata e konceptit të peshës apo numrit të pjesëve të bagazhit.

Shërbimet speciale për personat me nevoja të veçanta
Në aeroport ose në bord, AirTiketa i mbështet njerëzit me nevoja të veçanta me shumë shërbime dhe shërbime ndihmëse, varësisht nga situata. Në aeroportet e Gjermanisë, Zvicrës dhe Kosovës për pasagjerët me nevoja të veçanta kujdeset personeli i trajnuar.

Në shumicën e aeroporteve ofrojmë karroca për të mundësuar lëvizjen dhe qasshmërinë në shërbimet, si dhe mjete të transportit me personel shoqërues për nisje dhe në arritje të destinacionit. Në aeroplanët tanë mund të hiqen mbështetëset për duar. Ju rekomandojmë pasagjerëve me karrocë që të lajmërohen 120 minuta para nisjës në sportelin e Check-In.

Nënat shtatzëna
Deri në javën e 29-të të shtatzënisë, nënat shtatzëna dhe që kanë rrjedhë të pakomplikuar të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik në ne fluturimet qe organizon AirTiketa. Leja e posaçme për fluturim pas javës 29-të shtatzënisë mund të merret vetëm nga mjeku i shtëpisë ose nga shërbim i ngjajshem mjekësor. E njëjta gjë vlen në rast shtatzënie të komplikuar, si p.sh. në rast se nëna është shtatzënë me binjakë apo me më shumë fëmijë.

Medikamentet
Me medikamente nëpër doganë: Nëse bartni në bagazhin e dorës medikamente dhe injeksione (injeksione insuline), është e këshillueshme të bartet me vete edhe një vërtetim mjeku, i cili vërteton që bëhet fjalë për material mjekësor që ju nevojitet personalisht.

Humbja e medikamenteve: Për rastin që nëse ju humbin medikamentet gjatë rrugës ose në vendin e cakut, do të duhej të kërkonit nga mjeku që ju trajton që t’ua lëshojë një pasqyrë mbi grupin e gjakut tuaj dhe të dhënat tjera të rëndësishme medicinale, si dhe mbi dozimin e medikamenteve dhe emrat e tyre të gjenerikave (emra të lirë ndërkombëtarë të lëndëve mjekësore të pambrojtur ndërkombëtarisht nga e drejta e mallrave). Përveç kësaj, ju lusim që të bartni me vete edhe dokumentet e nevojshme për trajtim ose për lëshim recetash.

Medikamentet në bagazhin e dorës: Paketimi i medikamenteve do të duhej t’i përballonte goditjet dhe, sipas mundësisë, sasia e medikamenteve të shpërndahet nëpër disa bagazhe dore. Është e këshillueshme që të bartni në bagazhin e dorës një herë e gjysmë deri në dy herë më shumë medikamente sesa nevoja e pritshme për to. Sepse, në raste të jashtëzakonshme, fluturimeve nganjëherë u ndërrohet drejtimi ose nisja juaj shtyhet për një kohë më të gjatë edhe nëse ju keni kohë që jeni ulur në aeroplan.